Aktuale Më shumë

Policia intensifikon kontrollet. Në shënjestër tejkalimi i shpejtësisë, automjetet e paregjistruara, pajisjet dimërore…

Prej tvteuta18:59, 1 Dhjetor 2021

Në periudhën e ardhshme zyrtarët e Stacionit Policor të Degës së Sigurisë në Ulqin do të kryejnë aktivitete të planifikuara që do të kenë për qëllim sigurimin e kushteve për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, si dhe mbrojtjen e sigurisë personale dhe pronësore të të gjithë qytetarëve, si në Mal të Zi ashtu edhe të turistëve që gjatë festave do të qëndrojnë në komunën e Ulqinit.

Policia rrugore e Degës së Sigurisë do të veprojë sipas planeve të përpiluara posaçërisht për rregullimin dhe kontrollin e trafikut në qytetin tonë, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete të intensifikuara parandaluese dhe represive, me prezencë të vazhdueshme dhe të dukshme në rrugët më të frekuentuara magjistrale dhe rajonale. Duke qenë se në komunikacion marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i automjeteve të paregjistruara, do të zbatohet fushata e kontrollit të intensifikuar e quajtur “STOP AUTOMJETEVE TË PAREGJISTRUARA”

Qëllimi i aksionit është përmirësimi i situatës në fushën e komunikacionit, dhe do të synojë drejtuesit e automjeteve , ato që nuk kanë targa të vendosura, si dhe automjetet që nuk kanë numrin e përcaktuar të targave. Fushata do të realizohet në periudhën prej datës 01.12. – 10.12.2021. Gjithashtu, në periudhën në vijim, punonjësit e stacionit policor do të monitorojnë në mënyrë të përhershme respektimin e përdorimit të gomave dimërore në akset ku ato janë të detyrueshme, si dhe pajisjet e tjera për automjetet. Po ashtu do të intensifikohen aktivitetet që synojnë kontrollin e tejkalimit të shpejtësisë, si dhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikoaktive.

Nga Policia u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtasin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë rregullat e përcaktuara me ligj, dhe me sjellje të përgjegjëshme të kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

  • 1

    Radio