Aktuale Më shumë

Ulqini së shpejti me kinema moderne

Prej tvteuta18:56, 1 Dhjetor 2021

Pas shumë vitesh pritje dhe premtime të parealizuara, Ulqini më në fund do të fitojë një kinema moderne dhe multimediale, në rindërtimin e së cilës do të investohen rreth 1.2 milionë euro. Investimi do të realizohet nga fondet e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Ulqinit, ku komuna do të ndajë rreth 400 mijë euro dhe ministria pjesën e mbetur. Brenda ndërtesës është planifikuar të krijohet një hapësirë ​​polivalente – kinema dhe përmbajtje multimediale, e cila do të ketë gjithsej 147 vende, një galeri të madhe, një dhomë projeksionesh, ambient zyre dhe hapësira do të jetë e aksesueshme për personat me aftësi të kufizuar.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që ka filluar realizimi i këtij projekti, aq më tepër që unë kam qenë një nga iniciatorët e gjithçkaje në kohën kur kam qenë Kryearkitekt i qytetit dhe që projekti ka kaluar pothuajse i tëri në duart e mia. Do të jetë një objekt multifunksional, në radhë të parë si kinema, dhe do të rikthejë jetën në atë pjesë të qytetit”, tha Daboviq.

Komuna nuk ka ndërmend të ndalet me këtë projekt kur bëhet fjalë për rregullimin e mikrolokacioneve të lënë pas dore dhe të harruara. Daboviq njoftoi se së shpejti garazhi i vjetër në Plloçë mund të adaptohet për qëllimin e parashikuar fillestar dhe pritet përshtatja e hapësirës rreth Kullës së Sahatit, një nga simbolet arkitekturore të qytetit.

“Me realizimin e këtij projekti hapen horizonte të reja, nevoja për hapësirë ​​shtesë për shëtitje dhe parkim në atë pjesë të qytetit. Së shpejti presim shpalljen e fituesit të konkursit për rregullimin e hapësirës së Plloçës dhe parkimin poshtë saj. Kjo do të lidhë këto pjesë, ndërsa do të synojmë edhe rregullimin e mikroloakcionit rreth Sahat Kullës, kështu që do të kthejmë fokusin e ngjarjeve në atë pjesë të Ulqinit. Këto janë disa pika urbane në të cilat do të fokusohemi në vitin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Daboviq.

  • 1

    Radio