Aktuale Më shumë

Omicron rrezik global

Prej tvteuta14:13, 30 Nëntor 2021

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, mbart një rrezik shumë të lartë global të rritjes së rasteve, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi shumë vende konfirmuan raste, duke shkaktuar mbylljen e kufijve dhe ringjallur shqetësimet për rimëkëmbjen ekonomike nga një pandemi dyvjeçare.

Shkencëtarët kanë thënë se mund të duhen javë për të kuptuar ashpërsinë e Omicronit, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën Jugore. Organizata Botërore e Shëndetësisë këshilloi 194 vendet e saj anëtare se çdo rritje e infeksioneve mund të kishte “pasoja të rënda”, por tha se asnjë vdekje e lidhur me variantin Omicron nuk ishte raportuar deri më tani.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se shfaqja e Omicronit tregoi se sa “e rrezikshme dhe e pasigurt” ishte situata dhe u bëri thirrje ministrave të Shëndetësisë që takohen në Gjenevë për të ndjekur një marrëveshje të re për pandemitë.

 

  • 1

    Radio