Partia Boshnjake uron Ditën e Flamurit Shqiptar
Prej tvteuta11:22, 28 Nëntor 2021
Partia Boshnjake uron të gjithë shqiptarët në Mal të Zi dhe rajon për Ditën e Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorin.
“Vlera e Malit të Zi të sotëm është qenia e tij sociale multietnike, në të cilën respektohen kulturat dhe traditat e të gjithë popujve të tij” thanë nga partia Boshnjake.
Ata janë të bindur se do të punojnë së bashku për ruajtjen e këtyre vlerave edhe në të ardhmen, duke afirmuar specialitetet tona në një Mal të Zi të qëndrueshëm, demokratik dhe evropian, thuhet në mesazhin e urimit.