Slider Më shumë

Masat e reja: Shtyhet implementimi i Certifikatës Dixhitale COVID

Prej tvteuta10:30, 26 Nëntor 2021

Implementimi i Certifikatës Kombëtare Dixhitale COVID në administratën publike shtyhet deri në një prononcim përfundimtar të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me bazën ligjore të një vendimi të tillë , tha Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq. Ajo bëri të ditur se certifikata do të jetë e vlefshme gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, ose nga shërimi prej sëmundjes, prandaj inkurajohen qytetarët që të marrin dozën e tretë.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Boris Mariq, tha se është në pikëpyetje çështja e afirmimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe se nevojitet bashkëpunim ndërministror.

Ministrja Boroviniq-Bojoviq njoftoi se kanë kërkuar nga Ministria e Administratës Publike një anketë anonime për të ditur nivelin e të imunizuarve në administratën publike dhe për të targetuar ata që mendojnë për imunizimin.

Administrata publike duhet të jetë shembull”, tha Boroviniq-Bojoviq, dhe theksoi se në departamentin në krye të të cilit është ajo janë vaksinuar rreth 85% e të punësuarve.

Përveç hyrjes në Mal të Zi, qëndrimit brenda ambienteve të hotelierisë, frekuentimit të të gjitha ngjarjeve kulturore dhe sportive – si në natyrë ashtu edhe në ambiente të mbyllura, Certifikata Kombëtare Dixhitale COVID është kusht për hyrjen në sallat e lojërave të fëmijëve, objektet fetare, palestrat, kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve.

“Kujtojmë se ndalimi i koncerteve të Vitit të Ri i sjellur më herët mbetet në fuqi, por për natën e ndërrimit të viteve, 31 dhjetor dhe 1 janar, si dhe gjatë festave të Krishtlindjeve me 24 dhe 25 dhjetor, si dhe gjatë 6 dhe 7 janar, nuk vlen kufizimi i orarit të punës së objekteve hotelerike.Përveç posedimit të Certifikatës Kombëtare Dixhitale për COVID në ambientet e hotelierisë, lejohet të ketë më shumë se katër persona në tavolinë, me kusht që të sigurohen katër metra katrorë në sipërfaqen totale për person”, tha ajo.

Muzika lejohet si brenda objekteve hoteliere ashtu edhe jashtë tyre.

“Për shfaqjet brënda objekteve të hotelierisë, të gjithë të pranishmit – si kontraktorët, ashtu edhe punonjësit dhe të ftuarit duhet të kenë një Certifikatë Dixhitale Kombëtare për COVID”, tha ajo, duke theksuar se u propozua një rritje e gjobave për ata të cilët nuk i rrespektojnë masat.

  • 1

    Radio