Aktuale Më shumë

Mërgimtarët ndërtojnë shkollën shqipe në Vishnjevë(Guci)

Prej tvteuta18:29, 25 Nëntor 2021

Në fshatin Vishnjevë të komunës së Gucisë, këto ditë ka filluar ndërtimi i shkollës shqipe. Kjo është bërë e mundur falë angazhimit te mergimtareve nga New Yorku, ish nxenseseve te kesaj shkolle katerklaseshe. Ata përmes nje aksioni vullnetar arriten të mbledhin rreth $120.000,00 per ndertimin e shkolles se re.

Në këtë shkollë  mesimin e vijojnë edhe nxënësit nga  fshtrat  Kukaj dhe Hakaj.  Shkolla rrezikohej te mbyllej per shkak te shkatërrimit nga vjeteresia, por fal atdhetarisë së ketyre mergimtareve kjo u parandalua. Keshilli per Ndertimin  e Shkolles në  Vishnjeve falenderoi thellësisht donatorët, Komunen e Gucisë si  dhe institucionet përktese për mbështetjen e kësaj nisme.

  • 1

    Radio