Slider Më shumë

Sot ora e kryeministrit

Prej tvteuta07:33, 25 Nëntor 2021

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, sot në Kuvend do t’u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare, ndërsa pyetjet kryesore kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe gjendjen aktuale ekonomike në vend.

Kreu i klubit “E zeza në të bardhë”, Milosh Konatar, do të pyesë se çfarë ka bërë qeveria për drejtësinë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe kthimin e shpresës tek qytetarët se Mali i Zi do të jetë i drejtë, i përgjegjshëm shoqëror, shtet i institucione të forta dhe shtet ligjor.

Deputeti Rashko Konjeviq, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate dhe i koalicionit shqiptar “Njëzëri”, do të pyesë Krivokapiqin nëse ai synon të vazhdojë të kryejë funksionin e kryeministrit si besimtar në një komunitet fetar, duke shkatërruar karakterin laik të vendit, si dhe shumë pyetje të tjera do ti shtrohen nga deputetët.

  • 1

    Radio