Aktuale Më shumë

FORCA: Qeveria të respektojë ligjin e miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi

Prej tvteuta09:11, 22 Nëntor 2021

Reagim ndaj vendimit të Qeverisë: Pushimorja e “Valdanos”-it i jepet Drejtorisë së Pronave (Katastrit)

 

Në gazetën e përditshme “Pobjeda” më 18 nëntor 2021, u botua një shkrim ku Qeveria e Malit të Zi e pranoi propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe i dha Drejtorisë për Kadastër dhe Pronë Shtetërore që të menaxhojë ish-resortin ushtarak “Valdanos” në Ulqin, duke iu referuar faktit se ky kompleks dyshohet se nuk ka funksionuar që nga viti 2008 dhe se menaxhimi është ceduar në përputhje me Ligjin për Pronën Shtetërore.

Pa hyrë nëse bëhet fjalë për qëllim të keq apo me injorancë, i rikujtojmë Qeverisë së Malit të Zi se Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për eliminimin e pasojave të konfiskimit të pronës në Gjirin e Valdanos (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi nr. 66/2021 të cilin Forca e ka përpiluar dhe propozuar, datë 23.06.2021), i cili parashikon se kjo pronë duhet t’u kthehet ish-pronarëve të cilët janë gjithsej 204 sosh.

Edhe pse ky është një ligj që nuk është propozim i kësaj Qeverie, bile Qeveria as që ka dhënë mendimiin mbi ligj që është dashur në procedurat që i paraprijnë votimit në Kuvendin e Malit të Zi, e kemi krejtësisht të paimagjinueshme, që në një situatë ku në masë të madhe zhvillohen procedurat e kthimit dhe një numër i madh vendimesh për kthimin, disa prej të cilave edhe të plotëfuqishme, gjë për të cilat disa anëtarë të qeverisë dhe të afërmit e tyre mburren në rrjetet sociale, Qeveria vendos ta dorëzojë në menaxhim këtë pronë, as më pak e as më shumë ku organi shtetëror i vendos për kthimin e kësaj prone në përputhje me ligjin ish-pronarëve të saj.

Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e Malit të Zi që të ndalojë këtë sjellje, ku mund të themi edhe diletante, sepse edhe pse ju (qeveria) jeni organi më i lartë ekzekutiv i këtij vendi, nuk do të thotë se nuk duhet të respektoni ligjet e tij, ndaj ju sugjerojmë që ky vendim të rishqyrtohet dhe të revokohet menjëherë, sepse bie ndesh me Ligjin për Eleminimin e Pasojave të Konfiskimit të Pasurisë në Gjirin e Valdanos. Është e mundshme që Ligji për pronën shtetërore i jep Qeverisë së Malit të Zi të drejtën për të menaxhuar pronën shtetërore, por në asnjë mënyrë nuk i jep të drejtën për të menaxhuar pronën private të personave fizikë dhe juridikë. Ato kohë fatmirësisht janë lënë pas.

Prona në Gjirin e Valdanosit më në fund u kthehet pronarëve të ligjshëm dhe vetëm ata kanë të drejtë ta menaxhojnë atë siç e parashikon ligji, prandaj presim që Qeveria e Malit të Zi të veprojë siç e kërkon ligji.

Gëzim Haxhibeti, Nënkryetar i Forcës

  • 1

    Radio