Aktuale Më shumë

55% E POPULLSISË SË RRITUR ËSHTË RIVAKSINUAR

Prej tvteuta13:19, 21 Nëntor 2021

Në Mal të Zi, doza e parë e vaksinës kundër koronavirusit u mor nga 59 % të popullsisë së rritur dhe e dyta nga 55 %. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 269.856 persona ose 43.5 për qind dhe të dytën 251.568 ose 40.6 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Në Mal të Zi, 420 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në 24 orët e fundit dhe 243 janë rivaksinuar. Gjithsej 37,016 persona morën dozën e tretë, dhe 736 në 24 orët e fundit.

Vaksinimi masiv kundër COVID 19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.

  • 1

    Radio