Aktuale Më shumë

Anketimi: 41% e qytetarëve thonë se policia ka ndryshuar për mirë

Prej tvteuta14:10, 20 Nëntor 2021

Rreth tre të katërtat e qytetarëve të Malit të Zi i perceptojnë anëtarët e Drejtorisë së Policisë më pozitivisht në krahasim me vitin e kaluar.

41% e qytetarëve malazezë pohojnë se policia ka përjetuar ndryshime për mirë në 12 muajt e fundit, sipas një sondazhi të porositur nga Misioni i OSBE-së në Mal të Zi. Anketa, e cila iu prezantua dje përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme dhe  Drejtorisë së Policisë, është realizuar në periudhën nga 29 shtatori deri më 17 tetor të këtij viti, në një kampion përfaqësues kombëtar prej 1002 të anketuarve.

Ai përfaqëson hulumtimin e tretë radhazi mbi temën e perceptimit të policisë në Mal të Zi, pasi dy të parët u kryen në fund të vitit 2019 dhe në vitin 2020. Rezultatet e anketës tregojnë se Drejtoria e Policisë është në vendin e tretë për nga besimi, menjëherë pas institucioneve fetare dhe Ushtrisë së Malit të Zi, dhe gjithsej 53.9% e të anketuarve i besojnë asaj. Pothuajse dy të tretat e të anketuarve, 7,7% më shumë se një vit më parë, pohojnë se policia bashkëpunon me qytetarët në komunitetin e tyre, gjë që u reflektua në rritjen e numrit të atyre që ndihen të sigurt në 82,1%.

E gjithë kjo ndikoi në rritjen e numrit të personave të cilët e përshkruajnë situatën e sigurisë në Mal të Zi në mënyrë të favorshme. Përkatësia e një bashkësi etnike nuk është më tregues i një qëndrimi negativ ndaj policisë, tregon anketimi.

  • 1

    Radio