Aktuale Më shumë

Manipulimet në zgjedhjet lokale. Bllazhiq: Po kryhen keqpërdorime legale

Prej tvteuta09:30, 18 Nëntor 2021

Manipulimi në zgjedhjet lokale ende është i mundshëm nëpërmjet ndryshimit të vazhdueshëm të vendbanimit të votuesve, për të cilin nuk ka asnjë kufizim, paralajmëroi profesori i drejtësisë, Gjorgje Bllazhiq. Rast më i fundit është ai në Mojkovac, ku opozita në atë qytete ka denoncuar raste të shpeshta të ndryshimit të venbanimeve, me qëllim që kryhen abuzime elektoriale. Bllazhiq thotë se në parim çdo gjë është legale, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që të shpall anikushtetues një pjesë të Ligjit për Zgjedhjen e Deputtëve dhe Këshilltarëve, i cili ka të bëjë me zgjedhjet lokale, ka hapur dyert për keqpërdorime eventuale. Në komunën e Ulqinit nuk dihet nëse ka pasur raste të keqpërdorimeve të tilla, por duke pasur parasysh se në ditën e zgjedhjeve në qytetin tonë shpesh shfaqen persona që në qytet nuk i njeh askush, ekzistojnë dyshime se edhe ketu mund të ketë pasur manipulime të ngjajshme.

  • 1

    Radio