Aktuale Më shumë

Pandemia përkeqëson krizën e opioidëve në SHBA

Prej tvteuta09:25, 18 Nëntor 2021

Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza e drogës përgjatë një viti gjatë pandemisë me COVID-19.Është shifra më e lartë e vdekjeve nga drogat e regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Të dhënat nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se vdekjet nga mbidoza u rritën në 28.5 përqind në 12 muaj.Ekspertët besojnë se mbidozat shpërthyen për shkak të aspektit psikologjik gjatë pandemisë dhe opioideve sintetike si fentanili. Katherine Keyes, ekspertë për çështjen e abuzimit me droga, i tha BBC-së se vdekjet nga mbidoza janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, por se pandemia “i hodhi benzinë atij zjarri”. Numri i vdekjeve nga drogat tani ka kaluar ato nga armët, aksidentet me automjete dhe gripit.

 

  • 1

    Radio