Aktuale Më shumë

Ndalohet kontrabandimi i 20kg marihuanë. Në pranga A.U (20 vjeç)

Prej tvteuta18:09, 16 Nëntor 2021

Mëngjesin e sotëm, në lokalitetin Benkaj, në afërsi të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, pas hetimeve disaditore , policia ka ndaluar një person që dyshohet se ka tentuar të kontrabandojë rreth 20 kilogramë lëndë narkotike marihuanë për në Mal të Zi.

Personit me inicialet A.U. (20 vjeç) iu gjetën rreth 20 kilogramë lëndë narkotike marihuanë, si dhe një pistoletë Glock me 17 copë municion.

Personi në fjalë u privua nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve dhe me kallëzim penal do të dërgohet për procesim të mëtejshëm në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë.

  • 1

    Radio