Aktuale Më shumë

Afera e punësimeve, aktakuzë ndaj Nrekiq dhe pesë të tjerëve

Prej tvteuta19:05, 15 Nëntor 2021

Prokuroria speciale e shtetit ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe pesë personave të tjerë.

Nrekiq akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare në bashkëveprim. Me aktin e prokurorisë përfshihen edhe sekretari për financa Sead Osmanoviq, kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni, sekretari për ekonomi Milazim Mustafa, shefi i Shërbimit për mbrojtje dhe siguri, Saubih Mehmeti, dhe sekretari për veprimtari komunale, Mustaf Gorana.

Në aktin e prokurorit thuhet se vitin e kaluar si zyrtarë publikë, përsonat në fjalë kanë lidhur kontrata të paligjshme punësimi me 70 persona, me pëlqimin e mëparshëm të vetë kryetarit Nrekiq. Ky i fundit po ashtu akuzohet se ka urdhëruar që në Shërbimin për mbrojtje dhe punë të përbashkëta, që drejtohej nga Arjan Lamoviq.

Sekretariatin për çështje banesore të drejtuar nga Ardian Zati, dhe sekretariatin për urbanizëm që drejtohej nga Mehmed Milla, të angazhohen persona të caktuar. Të gjitha punësimet, përveç në 3 raste, janë kryer pa miratimin e Ministrisë së financave.

  • 1

    Radio