Aktuale Më shumë

180.5 milionë euro për komunat

Prej tvteuta18:48, 15 Nëntor 2021

Vitin e ardhshëm do ndahen 180.5 milionë euro për projektet kapitale në 24 komunat e Malit të Z, dhe më shumë se një e treta e mjeteve do të shkojnë në veri, sipas Projektligjit për buxhetin për vitin 2022, i cili është miratuar nga Qeveria të premten e kaluar. Krahasuar me këtë vit, buxheti i përgjithshëm për komuna është rritur për 94 milionë euro.

Rritjen më të madhe në emër të investimeve të miratuara nga thesari i shtetit do ta kenë Podgorica, Pljevlja, Herceg Novi, Kolashin dhe Danilovgrad, ndërsa buxheti është ulur vetëm për komunën e Tuzit.

Sa i përket strukturës së mjeteve të ndara, më së shumti para do të marrin komunat e rajonit verior të Malit të Zi – 76.7 milionë euro, jugu do të marrë 26.7 milionë, ndërsa komunat e rajonit qendror 60.5 milionë euro. 16.6 milionë euro pritet të shpenzohen për projekte të përbashkëta komunale.

  • 1

    Radio