Aktuale Më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: LVV humbet Prishtinën edhe Prizrenin. Fiton në Gjilan dhe Podujevë

Prej tvteuta09:32, 15 Nëntor 2021

Vetëm tri orë e gjysmë pas përfundimit të procesit të votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare.Sipas rezultateve preliminare,ndër qytetet e mëdha Gjakovën e ka fituar Ardian Gjini i AAK-së me 50.06 për qind të votave. Me rezultate po ashtu të ngushta kanë fituar Peraprim Rama në Prishtinë, Shaqir Totaj në Prizren, Alban Hyseni në Gjilan dhe Shpejtim Bulliqi në Podujevë. Zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë shembullore, ndërsa humbësit në fund kanë uruar kundërshtarët për fitore.

  • 1

    Radio