Aktuale Më shumë

Ndarjet ndërpartiake paralizojnë sistemin politik në Mal të Zi

Prej tvteuta13:10, 14 Nëntor 2021

Ndarjet ndërpartiake vazhdojnë të destabilizojnë dhe paralizojnë sistemin politik në Mal të Zi, sipas një dokumenti të përgatitur për Ballkanin Perëndimor, përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së që do të mbahet nesër në Bruksel.

Në dokumentin, të cilin TVMZ e ka pasur në dispozicion, thuhet se në muajt e fundit situata politike në një pjesë të Ballkanit Perëndimor është bërë gjithnjë e më sfiduese, si dhe se mosmarrëveshjet mes partnerëve të Ballkanit Perëndimor po pengojnë zbatimin e integrimeve rajonale.

Theksohet se kriza politike në Bosnje dhe Hercegovinë është thelluar dhe se tensionet dhe incidentet kanë rifilluar në veri të Kosovës.

Thuhet se gjendja në BeH është përkeqësuar ndjeshëm që nga vera dhe se përveç disa përparimeve, institucionet shtetërore janë bllokuar.

Kur bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, theksohet se atmosfera është ende sfiduese dhe se nuk është shënuar asnjë progres gjatë muajve të fundit.

Thuhet se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borel dhe Komisioni Evropian do të vazhdojnë angazhimin e tyre të fuqishëm politik në rajon, përmes takimeve më të shpeshta të ministrave të jashtëm të BE-së me kolegë nga Ballkani Perëndimor.

  • 1

    Radio