Aktuale Më shumë

Sipas Projektbuxhetit rreth 30 milionë euro më shumë për shëndetësinë

Prej tvteuta08:42, 12 Nëntor 2021

Buxheti i shëndetësisë vitin e ardhshëm do të jetë rreth 30 milionë më i lartë se sivjet. Këtë e parasheh Projektbuxheti për vitin 2022, i cili sot do të shqyrtohet nga komisionet kompetente, përfshirë Komisionin për Politikë Ekonomike dhe Qeverinë, mëson Vijesti.

Programi i reformës “Evropa Tani”, ideator i të cilit është ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq, është zbatuar në Projektbuxhetin.

Lajmi jozyrtarisht është bërë i ditur se versioni i punës parasheh që buxheti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të rritet nga rreth 303 në 333 milionë euro.

“Prej tyre mbi 14 milionë euro i referohen rritjes së pagave për punëtorët shëndetësorë përmes programit ‘Evropa tani’, si dhe rritje shtesë e pagave prej 12 për qind për personelin mjekësor, përkatësisht mjekët dhe personelin tjetër mjekësor”, tha burimi i gazetës Vijesti.

  • 1

    Radio