Aktuale Më shumë

Escobar takohet me Krivokapiq dhe Beçiq. Përplasje me Gjukanoviq?

Prej tvteuta18:32, 11 Nëntor 2021

Zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-së për Evropë dhe Evroazi, Gabrijel Escobar, sot u takua me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe kryetarin e Kuvendit Aleksa Beçiq. Në bisedë me Krivokapiq, Escobar ka potencuar nevojën që qeveria të mbajë fokusin në përshpejtimin e integrimit të Malit të Zi në BE dhe fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e rajonit. SHBA, tha Escobar, mbështesin të gjithë që përkrahin Malin e Zi të pavarur, inkluziv dhe qytetar. Nga kabineti i kryeministrit thuhet se një nga temat e bisedës ishte edhe lufta kundër korrupsionit, për të cilën Escobar tha se përbën sfidën më të madhe për shoqërinë malazeze. Në takimin me kryetarin e Kuvendit Aleksa Beçiq, Escobar foli edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë, për të cilin tha ai mund të rrisë tensionet nacionaliste. Po ashtu u fol edhe për nevojën e reformës sa më të shpejtë në prokurori dhe legjislaturën zgjedhore. Por , ashtu edhe si mbrëmë, edhe gjatë ditës së sotme, tema kryesore politike ishte takimi me  presidentin Gjukanoviq, gjegjësisht mesazhet kontradiktore që dolën pas takimit. Kabineti i presidentit u duk sikur doli kundër publikimit të ambsadës së SHBA në Podgoricë, e cila potencoi problemin e korrupsionit të rrënjosur në vend si sfidën kryesore. Nga kabineti thanë se kjo problematikë nuk ishte tema kryesore e takimit, çka ngjalli reagime të shumta si të politikanëve ashtu edhe të shoqërisë civile. Më së largu shkoi kryetari i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, sipas të cilit Escobar ka kërkuar largimin e Gjukanoviq nga politika. Edhe përfaëqsues të sektorit civil e kanë cilësuar si të çuditëshme daklaratën e kabinetit, sipas disa prej tyre edhe në kufi të skandalit diplomatik. Vuk Marash, drejtori ekzekutiv i Asocacionit mediatik të Evropës Juglindore, tha se mesazhet e ambasadës së SHBA janë të qarta dhe se është obligim i Malit të Zi që të mos japë interpretime të njëanëshme, çka e bën deklaratën e kabinetit shumë të pazakontë. Ai vlerësoi se vizita e Escobar përbën ngjarjen më të rëndësishme politike në Mal të Zi, sidomos tani që vendi ndodhet në mes të krizës politike. Escbar pas takimeve me zyrtarët e lartë të vendit, do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit civil.

 

  • 1

    Radio