COVID-19: 582 raste të reja, 12 viktima, njëra vetëm 23 vjeç
Prej tvteuta15:47, 10 Nëntor 2021
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 582 raste të reja me Covid-19, dhe 12 viktima nga kjo sëmundje, një prej të cilave nga komuna e Ulqinit. Edhe sot u regjistrua një viktimë në moshë të re, atë 23 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 240, Nikshiq 73, Tivar 33, ndërsa në Ulqin u regjistruan 8 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 537 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 5668 nga të cilët 75 në komunën e Ulqinit.