Slider Më shumë

49 pacientë në gjendje kritike

Prej tvteuta17:14, 31 Tetor 2021

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi, 49 pacientë me koronavirus janë në rrezik për jetën. Siç raportohet nga ky institucion shëndetësor, 109 pacientë janë me infeksion COVID-19.

Në Mal të Zi, me dozën e parë janë vaksinuar 56.3 % të popullsisë së rritur dhe u rivaksinuan 53.2 %.Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 257,443 persona ose 41,5 për qind, dhe të dytën 243,316 ose 39,2 për qind e popullsisë së përgjithshme.Në Mal të Zi, 174 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në disa orët e fundit dhe 247 janë rivaksinuar. Dozën e tretë në 24 orët e fundit e kanë marrë 488 persona dhe deri më tani gjithsej 11.588.

Vaksinimi masiv kundër COVID 19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.

  • 1

    Radio