TURIZËM Më shumë

Ulqinit ju kthye “buzëqeshja” fluks i paparë i turistëve ja mësyjnë plazheve të Ulqinit

Prej tvteuta14:05, 26 Korrik 2021

Ulqini po shënon numër rekord të mysafirëve, në ditët në vijim pritet fluks edhe më i madh nga diaspora. Mysafirët shprehen të kënaqur me kushtet që ofron ky qytet bregdetar

Fundi i korrikut mund të karakterizohet si  piku i sezonit turistik ku sipas disa të dhënave jozyrtare në Ulqin aktualisht janë duke pushuar mbi 80 mijë turist.

Kjo më së shumti vërehet në komunikacionin e dendur në qytet dhe në aksin rrugor nga Pompa e derivateve “ Dalypetrol “ deri tek Plazhi i Madh. Ulqini po shënon një rekord të numrit të turistëve.

Ajo çfarë është karakteristikë e këtij sezoni është struktura e mysafirëve që këtë vit ka ndryshuar , paraprijnë mysafirët nga Kosova, por këtë vit vërehet një rritje e dukshme e pushueseve nga Serbia,Bosnja dhe Hercegovina, Novi Pazari, dhe ditëve të fundit fluks më i madh i mysafirëve nga diaspora, shprehet Hajdar Murati pronar i Plazhit dhe restorantit MCM

Ai shprehet se fuqia konsumatorë nuk është siç është pritur, por pa dyshim që janë shumë të kënaqur me sezonin turistik që i ka tejkaluar pritshmëritë edhe të një optimisti më të madh.

Nëse vazhdohet me këtë ritëm, këtë vit Ulqini do të shënoje një vit rekord të mysafirëve, që varet nga shumë faktor të cilët mund të ndikojnë negativisht, duke menduar këtu pikë së pari në situatën epidemiologjike në vend dhe rajon, po edhe nga kushtet atmosferike.

H.Nelaj

  • 1

    Radio