Politikë Më shumë

Deputetja Vuksanoviq Stankoviq jep detale nga kontrolli në aeroportin e Serbisë

Prej tvteuta15:24, 1 Korrik 2021

Deputetja e SDP-së në Parlamentin e Malit të Zi Draginja Vuksanoviq Stankoviq  e cila në mëngjesin e djeshëm u kontrollua dhe u mbajt nga policia e aeroportit të Serbisë “Nikolla Tesla”, ka dhënë detaje nga kjo kontrollë e pazakontë për një person i cili mban pasosh diplomatik.

Ajo tha se mbajtja në aeroport ka zgjatur mbi një orë dhe ishte tejet e stresuar sepse policia i ka bërë kontrollë detaje asaj dhe valixheve që kishte me vete. Kontrollim dhe mbajtje për një orë kishin edhe të gjitha kartelat të cilat i kishte në  portofol dhe për secilën nga ato e kanë pyetur se për çka shërbejnë.         Të gjitha kontrollat janë bërë pa asnjë spjegim apo arsye pse ka ndodhur i tërë ky veprim ndaj deputetes së SDP-së, Draginja Vuksanoviq Stankoviq.

Të përkujtojmë se pas votimit të Rezolutës për Srebrenicën në Kuvendin e Malit të Zi, ministri serb i punëve të brendshme Aleksandar Vulin, ka deklaruar se të gjithë atyre të cilët kanë votuar këtë Rezolutë, duhet tu ndalohet hyrja në Serbi. Deputetja Draginja Vuksanoviq Stankoviq këtë akt e ka mbrojtur zëshëm, ashtu siç e mbron edhe pavarësinë dhe të drejtat e plota shtetërore të Malit të Zi.

Poashtu deputetja Vuksanoviq Stankoviq njihet edhe si mbrojtëse e zështme e çështjeve të rëndësishme për Komunën e Ulqinit siç ishte rasti i Valdanosit dhe Kripores së Ulqinit.

Ky veprim është dënuar nga shumë autoritete vendase dhe të huaja.

Ilmira Lika

  • 1

    Radio