XHEMAL PEROVIQ , AMBASADOR NË SHQIPËRI ?!
Prej tvteuta10:49, 27 Maj 2021
Ministria e Punëve të Jashtme po bën gjithcka për të “rifreskuar “ rrjetin diplomatik malazez me qëllim emërtimin e diplomatëve të denjë si dhe të personave me biografi të pasur e të pa njollosur.
Sipas gazetës “ Dan “ambasadori i ri malazez në New York mund të jetë Vladimir Vuciniq , drejtori i përgjithshëm i NATO-s për sigurinë dhe politikën e sigurisë në Ministrinë e Jashtme dhe se ambasadori i ri në Tiranë mund të jetë Xhemal Peroviq , aktivisti qytetar i vjetër nga Ulqini.
Nëse Gjukanoviq nënshkruan dekretet , ata mund të fillojnë misionet diplomatike në vendet në të cilat janë emëruar në vjeshtë.