Sociale Më shumë

Masat e reja: Nuk lejohen organizimet për Vit të Ri

Prej tvteuta09:26, 22 Dhjetor 2020

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar masa të reja në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, sipas të cilave,organizimet për Vitit të Ri janë të ndaluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Masat do të jenë të vlefshme deri më 11 janar. Ndalimi i daljes nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit do të jetë ende në fuqi, me përjashtim të festave fetare: “Gjatë festave fetare (natën midis 24 dhe 25 dhjetorit 2020, natën midis 5 dhe 6 janarit, si dhe natën midis 6 dhe 7 janar 2021), lejohen daljet nga ndërtesat e banimit për të marrë pjesë në ceremonitë fetare nën kushtet e përcaktuara për ceremonitë fetare , deklaroi Ministria e Shëndetësisë.. Sipas masave të reja, ritet fetare në prani të besimtarëve duhet të kryhen në një mënyrë të tillë që të sigurohen të paktën katër metra katrorë për person, mbajtja e maskës dhe distanca prej dy metrash, si dhe të mos zgjasë më shumë se 30 minuta. Shtetasve të huaj u duhet një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë për të hyrë në Mal të Zi. Me masat e reja ndalohet qarkullimi ndërmjet qyteteve nga e premtja në ora 22:00 deri në 5.00 të mëngjesit të hënën, si dhe për ditët e 24, 25, 30 dhe 31 Dhjetorit, si dhe më  1, 2,  6 dhe 7 janar. Në këto data po ashtu ndalohet puna e lokaleve dhe restoraneve. Këto masa kanë ngjallur kritika nga disa politikanë por edhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kanë theksuar se masat janë diskriminuese ndaj një pjese të qytetarëve dhe favorizohen ato që i përkasin besimeve të caktuara.

 

  • 1

    Radio