Sociale Më shumë

Rregullore e re për pronarët e objekteve të përkohshme

Prej tvteuta09:43, 27 Prill 2019

Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dërgoi direktiva për shërbimet e Arkitektëve Kryesorë të  Komunave bregdetare për zbatimin e Rregullores së re për Ligjin dhe Planifikimin e objekteve, të cilat do të jenë subjekt i rregullave të reja për pronarët e objekteve të përkohshme. Domethënë, çdo ndërtesë e përkohshme sipas kësaj rregulloreje duhet të ketë dokumentacion adekuat, i cili është më i gjerë.  “Rregullorja e re parashikon që për një objekt deri në 30 metra katrorë, pronarët duhet te sigurojnë  zgjidhjen ideore që do të kaloje pëlqimin, ndërsa për një hapësirë më të madhe  duhet të sigurojnë projektin e rishikuar kryesor, “tha arkitekti kryesor i qytetit të Ulqinit, Aleksandar Daboviq.

  • 1

    Radio