KZSH miraton ankesën e Partisë Boshnjake
Prej tvteuta10:18, 8 Shkurt 2018
Komisioni Zgjedhor i Shtetit ka miraruar ankesën e Partisë Boshnjake në lidhje me zgjedhjet lokale në Ulqin, sipas të cilës asaj i takon 1 mandat në bazë të aksionit afirmativ. Në lidhje me këtë vendim duket se do të ketë edhe ankesë nga Forca e Re Demoratike, e cila me këtë vendim humb 1 mandat. Ato kanë paralajmëruar se për këtë do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese.