Forca e Re Demokratike dorëzoi listën zgjedhore
Prej tvteuta18:36, 9 Janar 2018
Forca e Re Demokratike dorëzoi sot pranë komisionit zgjedhor listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Ulqin. Listën do ta udhëheq kryetari aktual Nazif Cungu, kurse në të vërehen edhe emra të rinj, sidomos të gjinisë femrore. Cungu për televizionin Teuta tha se kandidatët e kësaj partie janë profesionistë të vërtetë të nga sfera të ndryshme dhe emrat e tyre garantojnë për një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Ulqinit. Ai u shpreh optimist se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme do të regjistrojë një rezultat shumë të mirë , i cili siguron vazhdimsi të një qeverisjeje në shërbim të qytetit.