Ministri Simoviq për vizitë në Ulqin
Prej tvteuta09:35, 17 Dhjetor 2017
Nesër në Ulqin do të qëndrojë për vizitë pune nënkryetari i Qeverisë dhe Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm Millutin Simoviq. Simoviq fillmisht do të takohet me kryetarin e Komunës Nazif Cungu dhe bashkpuntorët e tij, kurse vizitë është paraparë në tregun e peshkut, në kanalin Port Milena dhe punimeve në lumin Buna.
Në orën 14.00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për qiradhënien e tokës bujqësore në Shas, ofertën më të mirë për të cilën e ka dhënë kompania Voli. Pas kësaj do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për media.