Të gjithë në PDS duan Gjukanoviq për president
Prej tvteuta15:27, 8 Dhjetor 2017
Në të gjithë organet e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Këshillat komunal të kësaj partie, ekziston qëndrim i njëjtë se kandidati i vetëm i mundshëm për zgjedhjet presidenciale është kryetari Millo Gjukanoviq, shkruan Pobjeda.
Në parti mendojnë se Gjukanoviq është i vetim person i cili mund të sigurojë fitoren që në raundin e parë. Sipas kësaj gazete, mbledhja e Këshillit Qëndror të partisë , kur edhe do të vendoset për kandidatin , do të mbahet në fund të këtij muaji. Gjukanoviq më herët ka lënë të kuptohet se nuk preferon të kandidojë, por se nuk do të tërhiqet nëse kjo është në interes të partisë dhe shtetit.