KF Otrant-Olimpik pjesëmarrës në aktivitetin ‘’Kupa e Pavarësisë 2017’’
Prej tvteuta19:51, 15 Nëntor 2017
KF Otrant-Olimpik me rastin e 105 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, me ftesë të Federatës Shqiptare të Fudbollit, do të marrë pjesë në aktivitetin mbarëkombetarë ‘’Kupa e Pavarësisë 2017’’. Në këtë aktivitet marrin pjesë 4 ekipe: KF Tirana, KF Otrant, KF Shkëndija Tetovë dhe KF Besa-Pejë. Ekipit fitues do ti dorëzohet ‘’Kupa e Pavarësisë 2017’’, kurse ekipeve pjesëmarrëse do t’u dorëzohen trofe për: Ekipin ‘’ Fair Play’’ dhe ‘’ Lojtarin më të mirë’’. Ndeshjet do të zhvillohen me datat 28 dhe 29 nëntorë në qytetin e Korrçës.