Çmimet e karburanteve 5 cent më shtrenjtë
Prej tvteuta15:34, 13 Nëntor 2017
Prej nesër çmimet e karburantëve në Mal të Zi do të jenë më të shtrenjtë, përveç benzinës BMB 98, e cila edhe më tej do të kushtojë 1,28 euro për litër, njoftojnë nga Ministria e ekonomisë. Çmimi i benzinës BMB 95 do të rritet për 5 cent në 1,28 euro, kurse eurodizel do të rritet po ashtu për 5 cent në 1,16 euro. Këto çmime do të jenë në fuqi të paktën edhe dy javët e ardhshme.