FD: Krivokapiq nuk ka përkrahje
Prej tvteuta10:32, 11 Nëntor 2017
Fronti Demokratik vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale do të sjellë pas zgjedhjeve lokale kur të dihen qëndrimet e pjesës tjetër të opozitës, ka deklaruar zyrtari i këtij subjekti, Millan Knezheviq.
Ai ka rikujtuar se Fronti demokratik më herët ka propozuar kandidatin e përbashkët opozitar, personin jashtëpartiak i cili do të mund ta unifikojë opozitën malazeze, si dhe lista të përbashkëta në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm . Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Partisë Socialdemokrate Ranko Krivokapiq, se opozita ndoshta duhet të bojkotojë zgjedhjet presidenciale, Knezheviq ka deklaruar se kjo deklaratë ka pasur për qellim të dërgojë mesazh brenda strukturave të opozitës qytetare, por që as për këtë Krivokapiq nuk ka përkrahje.