Mulliri i vajit” Katana” në kulmin e punës
Prej tvteuta15:50, 30 Tetor 2017
Mulliri i vajit „Katana” këto ditë është në kulmin e punës.Pronari i mullirit”Katana” Skender Katana u shpreh se është i kënaqur me frytin e këtij viti.
“Këtë vit kemi një fryt të shëndetshëm,andaj presim edhe vaji të jetë i cilësisë së lartë” exsta virgjer”,ndërsa ullishta këtë vit ka një frytëdhënje të mirë,dhe në përgjithësi mund të them se është vit i bereqetshëm” i tha televizionit Teuta ullishtari i njohur -Skender Katana.
Në Këtë mulli ulliri përpunohet me metodën e centrifuges,dhe me anë të mullirit të gurit nën presion, përndryshe kjo familje ka një traditë mbi 100 vjeçare të përpunimit të ullirit.