Sociale Më shumë

Kuvendi Komunal: Votohen 5 pikat e mbetura nga mbledhja e kaluar

Prej tvteuta11:46, 18 Qershor 2016

Vazhdimi i seancës së kaluar të Kuvendit Komunal e mbajtur me datën 8 Qershor ka përfunduar  sot me  zhvillimin e saj,në një kohë rekord.Ku për 20 minuta u votuan dhe  miratuan 5 pika në rendin e ditës të cilat janë prezantuar dhe diskutuar në mbledhjen që kaloj.

Ato ishin propozim vendimi për dhënien e pëlqimit të themelimit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara të ujësjellësit të kanalizimit,propozim vendimi për marrjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike në zonën e planit detal urbanistik për lokalitetin Totosh, propozim vendimi për të ardhurat e funksionarëve të lartë të komunës së Ulqinit, propozim vendimi për të ardhurat e zyrtarëve të pushtetit lokal dhe drafti i vendimit për furnizimin publik me ujë.

Këshilltarët e kuvendit ishin pothuajse të gjithë prezent dhe kjo lehtësoj edhe votimin e pikave të mbetura me një rregullsi e shpejtësi që kishim kohë pa e pare.Ndërsa mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal do të mbahet nga fundi i  javës së ardhshme pasi ka shumë pika të rëndësishme që duhen të kalojnë në shqyrtim e më pas të miratohen,gjithashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe zyrtarizimi i nënkryetarit të Partisë Demokratike Met Gjoni si dhe emërime të kishilltarëve të tjerë në vend të atyre që tashmë janë të emëruar në funksione të tjera.

  • 1

    Radio