Kollari: Bjeshkatarët të përgatitën mirë për daljen në Rumi
Prej tvteuta16:47, 4 Qershor 2016
Kryetari i Shoqatës së Bjeshkatarëve “Rumia”, Muhamed Kollari, tha për Televizionin Teuta se organizimi për daljen në Rumi i cili organizohet ditën e diele, është në nivel , por bjeshkatarët kanë përgjegjësi të përgatiten mirë, pasi ngjitja nuk është aspak e lehtë.
Ai u bëri thirrje të interesuarëve që të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme, sidomos me ujë dhe ushqime, të respektojnë udhëzimet e drejtuesve dhe të mos dalin nga rruga e parashikuar për ngjitje. Kollari tha se këtë vit në dispozicion do të jetë edhe një mjek në raste të nevojës ës ndihmës ës shpejtë, por shpreson se për këtë nuk do të ketë nevojë,sidomos nëse të gjihë respektojnë rregullat e duhura.