Komuna e Ulqinit ndodhet në një situatë të rënduar ekonomike
Prej tvteuta15:53, 6 Prill 2016
Kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu ka filluar kontakte permanente me zyrtarë të lartë qeveritarë, drejtorë të Drejtorive dje institucioneve të ndryshmene të cilët detajisht është kontaktuar lidhur me borxhet që ka komuna dhe gjetjen e rrugëve për kapërcimin e situatës së rënduar financiare, njoftohet nga kabineti i kryetarit.
Në ditët në vijim ai do të takohet me ministra të resorëve të ndryshëm, ndërkaq disa janë të ftuar që të gjejnë kohë për të vizituar Ulqinin dhe të debatohet për këto probleme. Kryetari Cungu pret që ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq, pozitivisht do ti përgjigjet ftesës dhe në takimin e zgjeruar ku do të jenë të pranishëm bashkëpunëtorët e tij dhe afaristë, do të debatohet për mundësinë e investimeve, dhe ku rroli i Qeverisë në këtë drejtim mund të jetë shumë i madh.
Poashtu në ftesën e kryetarit Cungu drejtuar ministrit të ekonomisë ndër temat që do të shqyrtoheshin në takim do të ishin dhe ata nga fusha e energjetikës dhe dhënia me koncesion e eksploatimit të mineraleve.