Otrant – Olimpik fiton bindshëm në Tivar
Prej tvteuta16:01, 5 Mars 2016
Otrant – Olimpik zhvilloi sot në Tivar ndeshjen e parë të fazës së dytë të kategorisë së tretë malazeze. Ekipi nga qyteti ynë fitoi bindshëm me rezultatin 5-0.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 ,me gola të Dragan Jakovljeviq dhe Mehmet Divanoviq, kurse në pjesën e dytë shënuan Fatmir Mollabeqiroviq (dy herë) dhe Benjamin Rexhoviq.
Ekipi ynë zhvilloi një lojë të shkëlqyer në të gjitha repartet dhe arriti fitore e cila nuk u vendos në pikëpyetje për asnjë moment.