Sulme terroriste në Paris. Deri tani numërohen mbi 150 të vdekur dhe qindra të plagosur
Prej tvteuta10:10, 14 Nëntor 2015
Sulmet terroriste të kryera mbrëmë në kryeqytetin Francez të Parisit, kanë shkaktuar deri tani vdekjen e mbi 150 personave dhe qindra të tjerë të plagosur, lajmërojnë mediat europiane.
Sulmet kanë ndodhur në vende të ndryshme, disa prej të cilëve ishin edhe vetëvrasje me bomba. Numri më i madh i viktimave duket së ishte në teatrin “Le Beteclan”, ku në momentin e sulmit po jepej shfaqje.
Mediat europiane lajmërojnë se sulmuesit janë eleminuar por se kjo nuk mund të konfirmohet saktësisht, dhe se po kërkohen bashkëpuntorët e mundshëm.
Presidenti francez Holland, pas sulmit ka dhënë urdhër për mbylljen e kufijve dhe ka shpallur gjendjen e jashtzakonshme.