Pritet miting i ri ne fund të nëntorit
Prej tvteuta10:31, 5 Nëntor 2015
Mitingu i madh protestues në organizimin e Frontit Demokratik do të mbahet nga fundi i nëntorit në Podgoricë,thonë disa burime në këtë aleancë politike.
Qëllimi kyç i këtij mitingu të madh thuhet ndër të tjera të mbahet në prag të vendimit të ministrave për punë të jashtme të shteteve anëtare në Bruksel me 1 dhjetor, kur duhet të sillet vendimi për ftesën për anëtarësim të Malit të Zi.
Para mitingut përfundimtar në Podgoricë, në të cilin do të përsëriten kërkesat nga tubimi i 24 tetorit, janë parashikuar mbajtja e disa shëtitjeve protestuese në tërë Malin e Zi, dy prej të cilave tani janë caktuar, në Beranë me 5 nëntor dhe në Tivar me 7 nëntor.