Miratohet kredia për Komunën e Ulqinit
Prej tvteuta10:58, 31 Tetor 2015
Komuna e Ulqinit ka marrë miratimin e Ministrisë së Financave për kredi të re me vlerë 5.5 milionë euro, e cila kryesisht do të shfrytëzohet për shlyerjen e borxhit për kontributet e punëtorëve, kreditë e mëparshme dhe borxhet ndaj furnizuesve të ndryshëm.
Garanci për kthimin e borxhit do të jenë mjetet e Komunës nga Fondi i Egalitetit.
Prej vitit 2004, Komuna e Ulqinit nga ky fond ka përfituar rreth 6 milion euro.