Aktuale Më shumë

Mbyllet konkursi për OJQ dhe student

Prej tvteuta15:42, 21 Janar 2015

Ditën e hënë me 19 janar është mbyllur konkursi për ndarjen e mjeteve Shoqatave joqeveritare për vitin 2014 ,i cili është hapur me 19 dhjetor të vitit të kaluar. Në Byronë për qytetarë kanë arritur 25 aplikime -shprehet sekretari i sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore  Ahmet Aloshi ,duke shtuar që komisioni për vlerësimin e projekteve do të mblidhet javën e ardhshme, ku do të fillojë procedura e vlerësimit të projekteve.

Ndërkaq data 19 janar ishte edhe afati i fundit për paraqitjen e studenteve  të talentuar për vitin akademik 2014/2015. Në këtë konkurs janë paraqitur 35 student që kanë aplikuar për marrjen e bursës. Shuma që do të financojë komuna e Ulqinit për çdo student që i plotëson kushtet do të jetë 80 euro.

  • 1

    Radio