Sociale Më shumë

Rudoviq nuk dorëzohet nga pasuria e tij

Prej tvteuta14:19, 8 Dhjetor 2014

Anton Rudoviq nga Shtoji të cilit komisioni për pronesim i ka lëshuar vendimin mbi kthimin e sipërfaqes toksore në të cilën parashihet ndërtimi i kompleksit Akua Park, nuk do të dorëzohet lehtë nga pasuria tij e patundshme. Ai ka paralajmeruar padi penale kundër kompetenteve në komunën Ulqin, nëse me investuesin nënshkruajn marrëveshje për dhënien e kësaj toke me qera, që kap siperfaqen prej 25 000 metra katror në Shtoj. Përballe tij avokati mbrojtjes së komunës Gëzim Haxhibeti ka deklaruar se komuna ka deponuar ankes në vendimin e komisionit të kthimit të pronës në Tivar. Është informuar investuesi mbi këtë kontest dhe se afati i nënshkrimit të marrëveshjes është 1 muaj. Do të shohim a do të ketë ndonjë risi ndërkohe, – ka thënë Haxhibeti.

  • 1

    Radio