Aktuale Më shumë

Që nga fillimi i nëntorit janë regjistruar 248 raste të kollës së mirë

Prej tvteuta14:31, 3 Janar 2024

Gjatë epidemisë së kollës së mirë, nga fillimi i nëntorit e deri më sot, në Mal të Zi janë regjistruar 248 raste, ka thënë për Radio Mali i Zi dr. Millko Joksimoviq, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik (IJZCG). Ai u shpreh i kënaqur sepse një numër i vogël i pacientëve janë të rinjtë.

Joksimoviq në emisionin “Radio Ordinacija” ka thënë se përqindja më e madhe e të sëmurëve është në grupmoshën 11 deri në 15 vjeç, ku, siç ka thënë ai, janë regjistruar 119 raste.

“Fatmirësisht tani për tani nuk kemi një numër të madh të pacientëve në grupmoshën nën një vit, janë regjistruar gjithsej 14 pacientë, por meqë epidemia vazhdon, rrezikohet që me rritjen e numrit të rasteve, do të rritet edhe numri i rasteve në grupmoshën nën një vit, gjë që është veçanërisht e ndjeshme, gjegjësisht në të cilat rreziku i zhvillimit të formave të rënda të sëmundjes është veçanërisht i theksuar”, tha Joksimoviq.

Rastet e kollës së mirë janë aktualisht më të lartat në Podgoricë, Danillovgrad dhe Cetinë.

Joksimoviq thekson se masa më e rëndësishme e mbrojtjes nga pertusis është vaksinimi në kohë dhe i plotë i fëmijëve, mbi të gjitha vaksinimi i foshnjave më të vogla.

“Aty ku ata në moshën 2, 3 dhe 4 muajsh duhet të marrin tre dozat e para të vaksinës me komponentin e kollës së mirë, e cila do t’i mbrojë sa më shumë nga format më të rënda të sëmundjes dhe do t’i lejojë të dalin nga ajo periudhë e ndjeshme kur ekziston rreziku i zhvillimit, le të themi, të formave më të rënda të sëmundjes”, tha ai.

Pas marrjes së tri dozave të vaksinës dhe një rivaksinimi, shpjegon Joksimoviq, imuniteti zgjat rreth 4 vjet.

  • 1

    Radio