Aktuale Më shumë

Prokurorja Mitroviq është dënuar me shtatë muaj burgim

Prej tvteuta13:20, 2 Nëntor 2023

Prokurorja speciale Lidija Mitroviq u dënua me shtatë muaj burg për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare kur aplikoi institutin e shtyrjes së ndjekjes penale për evazion fiskal ndaj disa personave dhe pezulloi procedimin penal ndaj tyre. Avokati i saj Zoran Piperoviq ka njoftuar se do ta ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit.

Gjykimi në atë rast përfundoi në Gjykatën e Lartë të Podgoricës dhe aktgjykimi u dha nga gjyqtari Nenad Vujanoviq.

Aktakuza akuzon Mitroviqin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, përkatësisht për përfitim të disa përsonave përmes shfrytëzimit të Institutit për Shtyrje të Ndjekjes Penale.

Piperoviq u tha gazetarëve sot pas gjykimit se nuk e priste këtë, dhe se nuk pritej që aktgjykimi të ishte i tillë.

“Kam pritur që ajo të shpallet e pafajshme, nuk kam pritur që ajo të shpallet fajtore. Arsyetimi nuk më është i qartë në shumë detaje, por do të shohim. Ka një procedurë ankimimi në Gjykatën e Apelit dhe mendoj se do shikoni të gjitha këto ligjërisht ndryshe dhe se në këtë rast do të kemi një rigjykim”, thotë Piperoviq.

Prokurori special Millosh Shoshkiq, në gjykimin e 23 tetorit të këtij viti, në fjalën e tij përfundimtare theksoi se gjatë procedurës dëshmuese padyshim është vërtetuar se Mitroviq ka kryer veprën penale për të cilën ajo akuzohet.

Nga ana tjetër, mbrojtja pretendoi të kundërtën. Avokati Zoran Piperoviq tha në atë kohë se fajësia nuk ishte vërtetuar dhe se pret të shpallet pafajësia.

Prokuroria Speciale e Shtetit paraprakisht ka ngritur aktakuzë kundër Mitroviq për shkak se, siç theksuan, ajo si zyrtare publike në mënyrë të kundërligjshme e ka shfrytëzuar pozitën e saj për të përfituar Nikola Peroviq, Suzana Mihailloviq, Predrag Raiçkoviq, Zahudin Bulliq dhe Marina Vujosheviq.

Ajo mësohet se e ka bërë këtë duke pushuar kallëzimet penale ndaj tyre nga data 4 nëntor 2020 deri më 31 dhjetor 2021 dhe duke zvarritur ndjekjen penale për veprën penale të shmangies nga tatimi dhe kontributi, që dënohet me burgim nga një deri në gjashtë vjet, edhe pse ajo e dinte se ky institut nuk mund të përdorej për atë punë.

 

  • 1

    Radio