Aktuale Më shumë

“Tuneli nuk mund të hapej pa ndihmë nga brënda gjykatës”

Prej tvteuta14:44, 13 Shtator 2023

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se tuneli nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë nuk mund të hapej pa ndihmës brenda Gjykatës së Lartë. Ai tha se do të kërkojë përgjegjësi për këtë gabim të madh.

Kryeministri Dritan Abazoviq, ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe ai i Punëve të Brendshme Filip Axhiq vizituan banesën nga u hap tuneli për në Gjykatën e Lartë. Abazoviq tha se kjo po i cenon themelet e shtetit në kuptimin formal dhe esencial.

“Mendoj se jemi në rrugën e duhur që hetimi të tregojë suksesin e tij. Të gjitha skuadrat janë këtu. Sado që mafia të jetë e fortë financiarisht dhe të ketë mbështetje brenda institucioneve të sistemit, përfshirë edhe gjyqësorin, nuk do ta mposht shtetin”, tha Abazoviq.

Ai tha se është e pamundur të imagjinohet se sa i përfshirë është karteli i drogës në Mal të Zi në sistem.

“Besoj se në shumë mënyra janë shkatërruar dhe këto janë lëvizje të të dëshpëruarve me qëllim të dekontaminimit të materialit provues. Mendoj se ky synim për të thyer depo është prishur”, tha ai.

I pyetur nga një gazetar se a do të kërkonte përgjegjësi, ai tha sigurisht, por se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre së pari.

“Mendoj se kjo nuk mund të bëhej pa ndihmës brenda Gjykatës së Lartë”, tha ai.

Ai beson se gërmimi i tunelit ka filluar me rinovimin e gjykatës.

“Punimet filluan në fund të korrikut, në fillim të gushtit. Është dashur të fillojë në maj, ato procedura janë vonuar. Kjo përkon. Duket se paralelisht kanë filluar edhe ata (që kanë hapur tunelin)”, tha Abazoviq.

  • 1

    Radio