Aktuale Më shumë

Nxënësit tanë janë nën mesataren në lexim

Prej tvteuta07:58, 21 Maj 2023

Dhjetëvjeçarët malazezë janë nën mesataren ndërkombëtare për sa i përket leximit dhe rezultate më të mira janë arritur nga nxënësit nga Serbia, Kroacia dhe Shqipëria fqinje.

Këtë e tregojnë rezultatet e Studimit Ndërkombëtar të Zhvillimit të Leximit (PIRLS) 2021, i cili tradicionalisht kryhet nën kujdesin e Shoqatës Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore (IEA) nga Holanda dhe Kolegjit të Bostonit nga SHBA.

Në ciklin PIRLS 2021, rezultatet më të mira u arritën nga Singapori (587), Irlanda (577) dhe Hong Kongu (573). Vende të tjera pjesëmarrëse që arritën rezultate të shkëlqyera ishin Rusia (567), Irlanda e Veriut (566) dhe Anglia (558).

  • 1

    Radio