Rotary Club -Ulqin , shënoj 18-vjetorin e themelimit
Prej tvteuta18:19, 16 Maj 2023
Rotary klub-Ulqin ka festuar 18 vjerorin e themelimit. Jubileu u mbajt në Hotelin “Mediteran” në Ulqin , ku së bashku me miqtë nga të gjitha anët kanë festuar, kënduar së bashku me këngëtarin Suad Mehmedi, dhe nën tingujt e bendit djelmët e Ulqinit.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i klubit z.Ibrahim Milla, ku njëherit ata u binjakëzuan me klubet tjera nga rajoni si Shqipëria , Kosova dhe Kroacia me një ceremoni të shkëmbimit të emblemave përfaqësuse .
Me ndihmen e klubeve qe ishin mysafir si dhe donator tjerë kanë mbledhur më shumë se 6000€ për Qendren ditore për fëmijë me pengesa në zhvillim “Sirena”- Ulqin.
Më shumë rreth kësaj në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30