Aktuale Më shumë

Mavriq: Një hap nga themelimi i organit drejtues të Kripores së Ulqinit, janë thyer të gjitha afatet

Prej tvteuta08:32, 16 Maj 2023

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardijan Mavriq, tha se kontrata për formimin e organit menaxhues të Kripores së Ulqinit ka përfunduar dhe se detajet lidhur me kompetencën e Qeverisë ende nuk janë përcaktuar, pasi themeluesit do të jenë Komuna e Ulqinit dhe Qeveria e Malit të Zi.
Mavriq tha se janë duke u munduar gjithmonë që Kripora e Ulqinit të jetë funksionale.
“Ne kemi iniciuar ndryshime në vendimin për natyrën e Kripores së Ulqinit sepse ka kaluar shumë kohë nga miratimi i saj në vitin 2019 dhe në atë kohë kishte afate që duhej të respektoheshin dhe zbatoheshin”, tha Mavriq.
Mavriq theksoi se janë respektuar të gjitha afatet dhe se është përfunduar kontrata për formimin e organit menaxhues të Kripores së Ulqinit.

  • 1

    Radio