Klubi i “Ulqini” bindshëm fitoi ndaj Klubit “Dolcinium” në futsall me rrezulltat 6 me 0
Prej tvteuta20:12, 15 Maj 2023
Të shtunën e kaluar u luajt ndeshja e gjiros së 24-të së ligës malazeze në futsall , ku Klubi “Ulqini” fitoi bindshëm ndaj klubit “Dolcinium”, me rrezulltat 6 me 0 .
Serinë e golave e hapi lojtari i reprezentacionit së Kosovës në futsall, Drilon Maxharraj, përforcim ky i cili u vleresua i rëndësishëm nga klubi i “Ulqini”, ai shënoi në minutën e 12-të dhe në minutën e 23-të .
Ndërsa lojtari me numër 11-të, Jeton Holli arriti të bëj Hat-trick , ai shënoi në minutat 15-të, 27-të, dhe 28-të.
Pastaj në minutën e 38-të shënoi lojtari me numër 6-të, Ilija Mugosha, për rrezulltat përfundimtar të kësaj ndeshje. 6 0.
Pas kësaj ndeshje klubi Ulqini ndodhet në pozitën e dytë të tabelës me 60 pikë ndërsa, klubi Dolcinium ndodhet në pozitën e tretë me 54 pikë . Prinë në tabelë klubi titogradi me 65 pikë.
Ndeshja u luajtë në sallën e shkollës fillore Marshall Tito në Ulqin, ku sipas të dhënave zyrtare prezent ishin rrethë 450 shikues .
Më shumë rreth kësaj në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30